Gostivar, është djegur një banesë në lagjen “Maleardi”


Në lagjen “Maleardi” në Gostivar është djegur një banesë. Zjarri ka shpërthyer rreth mesditës së sotme, ndërsa në banesë kanë qenë gjashtë persona, mesin e tyre edhe fëmijë të mitur, të cilët janë evakuuar nga fqinjët, që kanë reaguar menjëherë pasi kishin vërejtur tymin që përhapej me shpejtësi nëpër korridoret e ndërtesës.

Zjarrfikësit e Gostivarit kanë intervenuar shpejtë me dy makina kundër zjarrit me çrast fillimisht është ndalur rryma elektrike, ndërsa më pastaj, është lokalizuar edhe zjarri që ka shpërthyer në banesë. Sipas informatave të para, shkak i zjarrit ka qenë një oxhak i papastruar.

Zjarrfikësit pas intervenimit nxorën nga banesa edhe një bombole gazi, e cila fatmirësisht ka qenë larg hapësirës ku kishte rënë zjarri. Ai mendohet fillimisht të ketë filluar te dhoma e gjumit, orenditë e të cilës janë djegur tërësisht.

Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve pamundësoi që flakët e zjarrit të depërtojnë edhe nëpër banesa e tjera.

Baby Boo