Gostivar, dy të rinjë humbin be*tejën me Covid–19

epa08479028 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 11 June 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last two weeks, which is a big number for the small Balkan country. Government is considering to continue the preventive measures in the country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Dy të rinjë humbin betejën me Covid – 19 në Gostivar. Nga ana tjetër për vetëm dy pacientë ka rënë numri i të hospitalizuarve nga koronavirusi në Gostivar, krahasuar me ditën e djeshme. Pacientët që trajtohen në kushte spitalore, shumica janë nën mbëshetje të oksigjenit.

Sot trajtohen gjithsejt 44 pacient, pjesa më e madhe e tyre në Repartin Inf*ektiv dhe mbi gjysma prej tyre janë nën mbështetje të oksigjenit. Shefi i Repartit Inf*ektiv në Gostivar, Ratko Naumoski thekson se ka normalizim të gjendjes me pandeminë krahasuar me periudhën e kaluar.

“Për momentin në Repartin Infektiv kemi 22 pacientë, prej të cilëve 12 janë nën mbështetje të oksigjenit, kurse në Spitalin modular ka 10 pacientë prej të cilëve gjashtë janë nën mbështetje të okisgjenit. Në Repartin Neurologjik kemi tetë pacientë, pesë janë në mbëshetje të oksigjenit. Në Repartin Neurologjik ka katër pacientë dy prej të cilëve janë nën asistencë të okisgjenit”, deklaron Ratko Naumoski, shefi i Repartit Inf*ektiv në Gostivar.

Në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, evidentohet se brenda 24 orëve ndërruan jetë pesë pacientë nga Gostivari. Ata nuk raportohen si pacientë që kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gostivarit, dhe me siguri janë trajtuar në Shkup. Të inf*ektuarit e rinjë që i drejtohen spitalit, janë me gjendje shumë më të lehtë sesa ditëve të kaluara.

“Përgjatë këtyre 24 orëve te ne nuk ka pasur pacientë që kanë ndërruar jetë. Nga ana tjetër edhe kontrollet ambulantore janë ulur shumë. Edhe ata që vijnë e që janë pozitiv janë me pasqyrë më të lehtë klinike”, deklaron më tej Naumoski.

Dy nga pesë pacientët që kanë ndërruar jetë janë shumë të rinjë, njëri 23 dhe tjetri 37 vjeç, kurse më i moshuari ka qenë 71 vjeçar. Janë regjistruar 16 raste të reja të të inf*ektuarve, kurse 75 është numri i pacientëve që kanë fituar be*tejën me virusin vd*ekjeprurës.

Baby Boo