Gostivar/ Banesa përfshihet nga fl*akët, nd*ërron jetë një fëmijë i mitur


Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci nga zj*arri i cili shpë*rtheu në një objekt kolektiv banesor në Gostivar. I ndjeri është një fëmijë i mitur, kurse me lë*ndime ka përfunduar një grua e moshës 35 vjeçare. Zëdhënësi i policisë, Fatmir Rexhepi tha se ata menjëherë me autoambulantë janë dërguar në spital ku 35 vjeçarja merr asistencë mjekësore.

Sipas dëshmitatëve okular dhe banorëve, zja*rri ka shpër*thyer herët në mëngjes, dikur rreth orës 8, prej ku është paraqitur tym dhe banorët e ndërtesës në rrugën “Kej Vardar” kanë lëshuar banesat e tyre. Zja*rrfikësi i ndërrimit, Izet Izeti deklaroi se menjëherë pas den*oncimit për zj*arr, në terren kanë dalë me dy automjete dhe për gjysëm ore e kanë lokalizuar zja*rrin. Të dhënat e para janë se zja*rri ka rënë në një dhomë të banesës në katin e tretë ku kanë qendruar një familje me më tepër anëtarë.
Sipas banorëve, intervenimi ka parandaluar përhapjen e zja*rrit në banesat e tjera. Në vendngjarje, organet kompetente kryejnë hetim prej ku pritet të mësohen shkaqet e rënies së zja*rrit.

Baby Boo