Gostivar, babë e bir sulmojnë me lopatë dhe shati shitësin shkaku i çmimit


Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se me datë 24.09.2018 rrethë orës 12 e 40 minuta, në Stacionin Policor në Gostivar, është denoncuar dhunë në një objekt tregtar, në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinovski,, në Gostivar, në të cilën kanë marrë pjesë 52-vjeçari L.N. dhe djali i tij 27-vjeçari Sh.N.nga fshati Banjicë e Poshtme.
Dy të denoncuarit, së pari kanë filluar zënkë verbale me të punësuarit në në objekt, rreth çmimit të një produkti të caktuar, të cilin më herët e kanë blerë, pasi që Sh.N. me një lopatë të cilën e ka marur nga rafti në dyqan, gjatë përleshjes e ka goditur në kokë personit N.Z. nga Gostivari, ndërsa L.N. me një shatë i ka thyer xhamat e dritareve të dyqanit. I lënduari N.Z. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, ku i është dhënë edhe ndihmë mjeksore. Menjëherë L.N. dhe Sh.N. janë privuar nga liria, si dhe personat tjerë, të cilët kanë qenë të involvuar në në përleshje, N.Z. 54-vjeç nga Gostivari dhe E.M. 53- vjeç, T.A. 46-vjeç, dhe S.J. nga fshati Banjic e Epërme.
Punohet në zbardhjen e plotët të rastit./PC

Baby Boo