Gostivar: Aksident trafiku mes veturës së Policisë me veturën e udhëtarëve


Më datë 10.07.2022 në ora 04:20 në kryqëzimin e rrugës “Sedek Kostoski” dhe rrugës “B.Bllajeski” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të policisë “Skoda Yeti”(në pronësi të MPB-së) dhe automjeti i pasagjerëve “Pasat” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.L (21) nga Gostivari, në të cilin pasagjerë ishin M.K.(21) dhe M.D.(21), të dy nga Gostivari.

Në aksident M.K. dhe M.D. kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse tre pjesëmarrësit e tjerë me lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente të Gostivarit.
Është njoftuar Prokurori Publik dhe Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale, ndërsa një ekip nga Stacioni Policor Gostivar ka kryer kontroll.

Baby Boo