Gostivar, 6.224 të pa punë, vetëm 35 vende të lira pune!


Në tregun e punës në rajonin e Gostivarit kërkohen rreth 35 punëtorë të profileve të ndryshme, informon Koha.

Konkurset e shpallura nga Agjencia për punësim e Maqedonisë thonë se bëhet fjalë për vende pune nëpër firma që merren me tregti, ndërtimtari, hotelieri dhe të ngjashme. Firmat kërkojnë: teknik makinerie, shitës, punëtorë ndërtimor, instruktor fituesi, kamerier, kuzhinier, motër medicinale etj.

Gjitha konkurset mund ti shihni KËTU.

Përndryshe, në Gostivar janë të evidentuar 6.224 të pa punë që kërkojnë aktivisht punë.

Baby Boo