Google shton Gmail Confident Mode në Android


Google në maj kishte publikuar azhurnimin Confidential Mode për shfrytëzuesit e Gmail në destkop, ndërsa tani ky funksion është në dispozicion edhe për aplikacionin Android.

Gmail ka konfirmuar në Twitter që ky funksion mundëson që të konfigurohet tajmeri për vetë – shkatërrim të bisedave për të mbrojtur informatat e ndjeshme nga qasja e paautorizuar. Ky funksion aktivizohet kur klikoni në tastin për email të ri, transmeton koha.net.

Më pas tri pikat për Settings shpalosin opsionin e ri “Confidential Mode” që u mundëson shfryë – tzuesve që të caktojnë datën e fshirjes së emailit dhe kodin hyrës. Shfrytëzuesit e Gmail më pas nuk do të kenë problem me hapjen e porosive të tilla të besueshme, ndërsa shfrytëzuesit të cilët nuk e kanë default kilent Gmailin do të marrin një kod hyrës për verifikim përmes web portalit të sigurt.

Pasi që dërgohet emaili, tajmeri për vetëshkatërrim nuk mund të ndryshohet më. Funksioni i ri tashmë është në dispozicion për shfrytëzuesit, pa pasur nevojë për azhurnimin e aplikacionit: Gmail nuk ka theksuar se kur do të jetë në dispozicion edhe për iOS, por dihet vetëm që do të arrijë edhe në pajisjet e Apple.

© KOHA.

Baby Boo