Google ju ndjek edhe nëse çaktivizoni “Historinë e vendndodhjes”


Google ka përditësuar faqen e ndihmës për “Historinë e Vendndodhjes” për të pranuar faktin se kompania vazhdon të gjurmojë njerëzit që përdorin shërbimet e saj si Google Maps, sipas një raporti të “Associated Press”.

Faqja e ndihmës për cilësimet e “Historikut të Vendndodhjes” është përditësuar për të sqaruar se “Ky cilësim nuk ndikon në shërbimet e tjera të vendndodhjes në pajisjen tuaj” dhe se “disa të dhëna të vendndodhjes mund të ruhen si pjesë e aktivitetit tuaj në të tjera shërbime, si Kërkimi dhe Hartat”.

“Associated Press” kishte raportuar më parë se Google po gjurmonte ende përdoruesit të cilët kishin çaktivizuar funksionin e “Historisë së Vendndodhjes”, duke vënë në dukje se ndërsa kompania kishte pretenduar fillimisht se “me historikun e vendndodhjes, vendet ku shkoni nuk janë më të ruajtura”, po ndodhte që Google nuk po i shtonte lokacionet dhe lëvizjet e përdoruesve në funksionin e saj kohor, por kompania po gjurmonte ende përdoruesit përmes mjeteve të tjera. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç gjuhës së përditësuar në faqen e ndihmës që tani pasqyron më saktësisht se çfarë po ndodh.

Por, ndërkohë që ndryshimi i Historikut të Vendndodhjes nuk do ta ndalojë Google nga ndjekja juaj, përdoruesit mund ta fikin atë duke e çaktivizuar opsionin “Aktiviteti i Uebit dhe Aplikacionit” (i cili është aktivizuar nga “default”).