“Google” dhe “Meta” nën hetime në BE për shkelje të mundshme të konkurrencës

FILE PHOTO: A 3D printed Facebook's new rebrand logo Meta is seen in front of displayed Google logo in this illustration taken on November 2, 2021. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

Bashkimi Evropian kërcënoi se do të ndërpresë marrëveshjen midis Google dhe kompaninë amë të Facebook-ut, Meta për shërbimet e reklamimit në internet, duke thënë sot se marrëveshja mund të shkelë rregullat e bllokut për konkurrencën e ndershme.

Mbikëqyrësi i konkurrencës i BE-së hapi hetime mbi një pakt të vitit 2018 që përfshin pjesëmarrjen e “Rrjetit të audiencës” të Metës në programin “Oferta e Hapur” të Google.
Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, tha se marrëveshja mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të përjashtuar shërbimet e teknologjisë së reklamave që konkurrojnë me programin e ofertave të hapura të Google, gjë që do të dëmtonte publikuesit dhe konsumatorët.

“Nëse konfirmohet nga hetimi ynë, kjo do të kufizonte dhe rrënonte konkurrencën në tregun tashmë të përqendruar të teknologjisë së reklamave, në dëm të teknologjive rivale të shërbimit të reklamave, publikuesve dhe përfundimisht konsumatorëve”, thuhet në deklaratën e sotme të Komisioneres Evropiane të Konkurrencës, Margrethe Vestager.

Gjithashtu edhe Mbretëria e Bashkuar ka nisur hetimin e saj për marrëveshjen midis Google dhe Meta.
Komisioni Evropian tha se ka qenë në kontakt me autoritetin e konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar dhe “synon të bashkëpunojë ngushtë në këtë hetim duke ndjekur rregullat dhe procedurat e zbatueshme”./Anadolu Agency/

Baby Boo