Gold AG: Bregoviqit në Korçë duhet me ia thy kokën


Ftesa e Goran Bregovic në “Festën e Birrës” në Korçë ka shkaktuar reagime të shumta thuajse nga të gjithë shqiptarët.
Në lidhje më këtë ka dhënë mendimin e tij edhe reperi kosovar, Gold Ag.
Në një intervistë të dhënë në Kanal 10, ai u shpreh se gjithmonë ka qenë dhe është kundër që serbët të marrin pjesë në vendet shqiptare.

‘Unë jam gjithmonë kundër, jo vetëm ndaj tij por ndaj çdo serbi që ka marrë pjesë në koncertet shqiptare. Qaq më shumë për personin në fjalë që është një nacionalist, një person mjaftë i keq për popullin shqiptar që ai më së paku ka qenë i nevojshëm më qenë aty. Ai është i ftuar në Korçë njëjtë sikur mua t’më kishin ftuar në Beograd”, tha ai.

Ndërsa ne pyetjen se a mendon që pas gjithë këtyre reagimeve, duhet të anulohet pjesëmarrjen e tij në këtë festival, Goldi u përgjigj: Unë kisha pas qef mos me anulu por me ja thy kryt kush te mundet i pari.

Baby Boo