Goditet sërish ISIS, arrestohet pasuesi i Al Baghdadit


Inteligjenca irakiene bën me dije se ka arrestuar Abdul Nasser Qardash, kandidatin kryesor që ishte caktuar për të zëvendësuar Abu Bakr al Baghdadi, si kalif i Shtetit Islamik.

Sipas mediave irakiane, Abdul Nasser Qardash u arrestua pas një pune disa mujore të shërbimeve të inteligjencës me partnerët e huaj.

Televizioni Al Arabiya raporton se Qardash do të zëvendësonte al Baghdadi në krye të ISIS, i cili u vra gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në Idlib, tetorin e vitit të shkuar.

Operacioni për kapjen e Qardash vjen vetëm një muaj pasi ish kreu i inteligjencës irakiene, Mustafa al Kadhimi u emërua në krye të qeverisë së vendit.

Baby Boo