Goditen dy “xhipa” të policisë, një police përfundon në spital


Një pjesëtare e Policisë së pyjeve sot është lënduar dhe është transferuar në spitali, pasi që prerës ilegal të drunjve kanë goditur dy “xhipa”të policisë.
Rasti ka ndodhur në Strumicë, kurse e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Strumicës, Timo Llaçev. Incidenti ka ndodhur në lokalitetin Pallazlija, transmeton Gazeta Lajm, në rrugën Strumicë-Berovë, në momentin kur policia e pyjeve kanë tentuar t’i ndalin vjedhësit. Në vend se të ndalen, ata kanë goditur dy vetura të policisë.
Në aksion kanë marrë pjesë policë nga Strumica dhe Berova, kurse në vendin e ngjarjes ka dalë ekip i MPB-së për të zhvilluar hetime.

Baby Boo