“Godina ishte e dëmtuar” Gazetarja pyet Lleshajn: Kush e mban përgjegjësinë për vdekjen e oficerit Hajdarmetaj?


Një ndër 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit ishte dhe kryekomisari Bajram Hajdarmetaj, i cili u gjet i pajetë nën rrënojat e një prej godinave të Kavalishencës në plazhin e Durrësit, një godinë e cila dukshëm ishte dëmtuar prej tërmetit të shtatorit.

Drejtuesja e ‘Open Data Albania’ Aranita Brahaj përmes një reagimi në rrjetin social, me të drejtë ka ngritur pikëpyetje mbi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore, duke patur parasysh faktin se godina që e zuri përfund kryekomisarin, nuk duhej të ishte aspak e aksesueshme për njerëzit për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 21 shtatorit. Brahaj pyet Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, nëse ai ka mbi tavolinë relacionin mbi dëmet dhe rrezikshmërinë që paraqiste tashmë prej kohësh godina që u vë shkaku i marrjes së jetës së një kryekomisari. Brahaj shkruan se në atë godinë kishte dhe studentë e të tjerë qytetarë që kishin shkuar për trajnim.

https://www.facebook.com/aranita.brahaj/posts/10220565922239202

STATUSI:

‘Tragjedia në ambientet e Kavalishencës! Pyetje për Ministrinë e Brendshme

Pas tërmetit të datës 21 shtator godina nr 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e njohur si kavalishenca u klasifikuar e dëmtuar, jo funksionale me muratura të dëmtuara të rrezikshmërisë së lartë. (dokument zyrtar i mare në faqen e APP Ref-42518-11-06-2019, Terma reference).

Për këtë godinë Autoriteti ka shpallur në datën 7 nëntor 2011 një Tender për Shërbim Projektimi për Hotelin nr 4, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës. Tenderi ka Ref-42518-11-06-2019. Fondi limit për shërbim projektimi është 5 888 388 Lekë. Projektimi do të bazohej në nevojën për konstruksion të plotë të godinës.

Në datën 2 Dhjetor 2018, APPP në Buletinin Periodik shpalli anullim të tenderit pasi Objekti (Material) i Shërbimit të kërkuar „është shkatërruar plotësisht struktura mbajtëse beton arme“.

Të gjitha këto dokumenta të cituara më lart janë në sistemin dhe buletinin e Axhensisë së Prokurimit Publik.

Në datën 26 nëntor Në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme mbeti pa jetë një funksionar i Policisë së Shtetit. Sipas burimeve rezident në atë Shtëpi Pushimi kanë qenë atë natë edhe të tjerë student të akademisë së policisë dhe trajner.

Pyetje për Gjeneralin e Dorëhequr që sot bën Ministrin e Brendshëm, a ka në tavolinë një relacion për dëmet dhe statusin e rrezikshmërisë së godinave të Kavalishencës pas tërmetit të datës 21 Shtator. A ka patur ndonjë plan për evakuim të personelit dhe rezidentëve në Godinat e Institucionit.

A duhet të ishte Oficeri Hajdarmata datën 26 Nëntor rezident në shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme. A ka fajtor për papërgjegjshmëri në vlerësimin e riskut në godina të Ministrisë.

Po prokruoria a po heton per fatkeqesine ne Shtepine e Pushimit

Foto që po ilustrohet ky status janë marrë nga terma reference të tenderit.’ – shkruan Brahaj në Facebook.

Baby Boo