Godet me motoçikletë shtyllën elektrike, humb jetën adoleshenti

ilustrim

Një 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës.

Mjeku ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga policia.

Baby Boo