GJYSMËN E DYTË TË GUSHTIT NIS OFENSIVA E GJYKIMEVE TË PSP-SË (VIDEO)


Pas verdiktit të fundit në rastin “Trust” ku biznesmenit Sead Koçan iu shqiptuan gjashtë vjet burg dhe 17 milionw euro dëmshpërblim që duhet tia paguajë buxhetit të shtetit, do tw vazhdojnë me hov rastet e Prokurorisë Speciale.  Nga java e dytë e gushtit, do të ketë disa procese gjyqësore. Pas pushimit veror, punën e gjykatave do ta nisë ish kryeministrit Nikolla Gruevski me bashkëpunëtorët e tij në rastin “Titanik” për manipulimet zgjedhore. Ky rast është rasti më i madh me numrin më të lartë të të akuzuarve në ndonjë prej rasteve të PSP-së. Pas shtatëzënisë dhe lindjes së djalit, në këtë rast do duhet të paraqitet edhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska. Kështu rasti “Titanik” do të gjykohet dy ditë me radhë, më datë 16 dhe 17 gusht.

Më 29 gusht vijon gjykimi për rastin “T.N.T” lidhur me rrënimin e objektit afarist “Kosmos”. Më 31 gusht do gjykohet edhe rasti i përgjimit të paligjshëm “Target-Fortesa” por pa praninë e dy ish agjentëve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski.

Për muajin gusht janë caktuar vetëm pesë gjykime ndërsa shtatori do të vazhdojë me tempon e njëjtë sikurse para pushimit me nga dy tre ose më shumë gjykime për një ditë, shkaku se gjykatësit gjithnjë e më shumë po tentojnë tu japin epilog të shpejtë proceseve gjyqësore që përfaqësohen nga Prokuroria Speciale. Më afër epilogut është rasti “TNT”, për rrënimin e objektit Kosmos. Por afër ndonjë zhvillimi kyç janë edhe rastet “Monstra”, “Trajektorja”, “Dhuna në Qendër”, “Transportuesi” dhe disa raste të tjera që kanë nisur të gjykohen nga viti i kaluar.

Muajtë e kaluar të vitit 2018 sollën disa verdikte në favor të akuzës së Prokurorisë Speciale. Me burg efektiv u dënua ish ndihmës ministri i Brendshëm Gjoko Popovski. Për dy vepra të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe manipulimit të tenderëve, ai morri gjithësej 15 vite burg dhe menjëherë u dërgua në qeli, pa iu dhënë mundësia për të dalë nga paraburgimi derisa vazhdonte procesi i ankimimit.

U dënua edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Atij iu shqiptuan dy vite burg për nxitjen e ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska që tia blejë Mercedesin 600 mijë eurosh në emër të ministrisë. Por, Gruevski mbetet ende vetëm pa pasaportë dhe nuk shkon në burg menjëherë pasi vijon procedura e ankimimit. I njëjti rast është edhe me biznesmenin Sead Koçan i cili u dënuar me gjashtë vite burg, dhe ende nuk ka shkuar në burg pasi gjykata ka vlerësuar se nuk ka gjasa të arratiset.

Por edhe për ish agjentin Goran Grujovski i cili u dënua me një vit e gjysmë burg për shkatërrim të pajisjeve të përgjimit, gjykata pati vlerësuar që nuk ka gjasa të arratiset. Por që ditën e nesërm nga verdikti, lindën spekulimet që më vonë u vërtetuan të jenë të vërteta se Goran Grujovski së bashku me bashkëpunëtorin Nikolla Boshkovski, ishin arratisur nga Maqedonia me idenitetite të rrejshme dhe nëpër kalime ilegale. Grujovski dhe Boshkovski i shpëtuan gjykimit në rastin “Target-Fortesa” ku janë personat kyç që duhet të japin llogari.

Kjo pasi që gjykata Supreme e Selanikut vendosi që të mos i ekstradojë dy agjentët në Maqedoni dhe si arsyetim e mori edhe faljen e presindetit të bërë kohë më parë. Tani dy agjentet jetojnë të lirë në Greqi derisa presin gjykimin dhe vendimin për pasaportat fallso me të cilat tentuan ta dalin nga shteti fqinjë i Maqedonisë.

Kohë më parë u dënua edhe redaktorja e televizionit Sitel, Ivona Talevska pasi kishte bërë evazion fiskal duke fshehur tatim prej disa mijëra eurosh. Talevska  e pranoi fajin dhe gjykata i shqiptoi dy vite burg, por nëse në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën, nuk do shkojë në burg për asnjë ditë.

Baby Boo