Gjysma e të papunësuarve nuk kërkojnë punë


700 mijë persona ose 44 për qind e popullatës së aftë për punë nuk është aktive dhe nuk figuron askund. As nuk kërkojnë punë, e as që punojnë diçka. Nga Agjencia për punësim shprehen se Enti Shtetëror për Statistikë ka metodologjitë e saj sipas të cilave i përllogaritë situatat në terren dhe se në numrin e përgjithshëm është e tërë popullata e aftë për punë, transmeton Alsat M.

Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, 102.834 persona të papunë në mënyrë aktive kërkojnë punë dhe 89.653 persona të tjerë të cilët nuk kërkojnë punë. Analistët ekonomik shprehen se pjesa dërmuese e qytetarëve joaktiv të aftë për punë janë të rinjtë dhe gratë. Por, presion serioz dhe pasqyrë të gabuar jep edhe numri i madh i personave që punojnë të pa-lajmëruar dhe fitojnë para, ndërsa nuk figurojnë si të papunë.

Baby Boo