Gjysma e fëmijëve në Afganistan nuk mund të shkojnë në shkollë


Në raportin e përgatitur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftohet se pothuajse gjysma e fëmijëve të moshës shkollore në Afganistan nuk po arrijnë të vijojnë mësimin shkollor për shkak të luftës, varfërisë dhe gjendjes së sigurisë e cila po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Në Afganistan, 3,7 milionë fëmijë të grupmoshës 7-17 vjeç nuk po arrijnë të shkojnë në shkollë për shkak të luftës dhe të varfërisë. 60 për qind të tyre, pra 2,7 milionë përbëhen nga vajzat, dhe kjo nënkupton se dy të tretat e vajzave nuk arsimohen.

Sipas raportit, në rajonet të cilat janë prekur më së shumti nga lufta si në Kandahar, Helmend, Vardak, Paktika, Zabul dhe Uruzgan 85 për qind të vajzave nuk arrijnë të shkollohen.

Si njëra prej arsyeve kryesore të nivelit të ulët të shkollimit të vajzave, shihet të jenë martesat në moshën fëmijërore.

Kurse përfaqësuesja e UNICEF-it në Afganistan, Adele Khod,vuri në dukje se fëmijët të cilët nuk po arrijnë të shkojnë në shkollë po ballafaqohen me rrezikun e shfrytëzimit nga bandat e armatosura, punësimit dhe armatimit të tyre me forcë.

Baby Boo