Gjyshi mbytet në det duke shpëtuar nipërit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në plazhin Gouvesit të ishullit Kreta në Greqi. Sipas raportimit të mediave një i moshuar është mbytur në det i cili kishte hyrë për të nxjerrë nga dallgët dy nipërit e tij 7 dhe 10 vjeç që po mbyteshin.

Ai hyri menjëherë në det sapo pa që të vegjlit po mbyteshin duke i nxjerrë ata, ndërsa nuk arriti të dalë nga uji pasi dallgët e rrëmbyen atë.
I moshuari lu*ftoi shumë më dallgët për të shpëtuar dy nipërit.
Pasi panë se ç’po ndodhte, njerëz të tjerë u afruan aty duke nxjerrë nga uji dy të vegjlit, ndërsa gjyshi i tyre vijonte të përpiqej për të dalë nga uji.

Sipas një dëshmitari i cili e kishte parë ngjarjen ishte e pamundur të bëhej diçka për ta shpëtuar plakun.
“Ai lu*ftoi deri në fund. E pamë se si e mori uji pak nga pak por nuk mundëm të bënim asgjë në ato momente. Ai u përpoq për nipërit dhe pa që ata ia dolën mbanë në breg. Të paktën iku me këtë lajm të mirë”.
Mësohet se tashmë i ndjeri ishte një turist britanik.

Baby Boo