Gjyshi 104-vjeç shërohet nga coronavirusi, ka plane të mëdha për këtë vit – italiani dëshiron të udhëtojë në Indi dhe Afrikë


Pasi u shërua nga COVID-19, Armeno Santucci nga Roma ka plane të mëdha për këtë vit – udhëtimet në Indi dhe Afrikë dhe planifikon të organizojë një aheng të madh me rastin e ditëlindjes së tij, pasi që në dhjetor për shkak të coronavirusit në mënyrë simbolike ka shënuar 104-vjetorin e lindjes.

Santucci ishte infektuar me coronavirus në shtëpinë e pleqve ku jeton prej kohësh. Ai dhe familja e tij ishin të brengosur dhe nuk kanë besuar që do të shërohet, duke marrë parasysh moshën e tij.
“Pas disa ditëve me temperaturë të lartë, tani jam mirë, po mund të ngritëm në këmbë dhe të eci pa ndihmën e askujt. Tani po pres që mjeku të më thotë që jam shëruar plotësisht dhe se mund të largohem nga spitali”, ka thënë Santucci.

E mjekja Stefania Giorgano që përcjell përparimin e tij thotë se procesi i shërimit të tij shkon njëjtë sikurse me të gjithë të tjerët që janë shtrirë në spital.

Baby Boo