Gjyqtari i Strasburgut del në shesh: Katër arsyet pse erdha në tubimin e Ilir Metës


Profesori Ledi Bianku, gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, dha një mesazh të fortë para popullit shqiptar, të mbledhur në manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjyqtari Binaku zbuloi katër arsyet e forta pse e pranoi ftesën e Presidentit Meta për të marrë pjesë në këtë manifestim, ku e para dhe më e rëndësishmja, sipas tij, ishte pikërisht fakti që në vendin tonë nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Pjesë nga mesazhi i Ledi Binakut:
Kur mora ftesën që t’iu drejtohesha sot, pyetja e parë që i bëra vetes ishte se çfarë arsyesh më bënin të vija. Katër arsye m’u dukën të mjaftueshme, e para rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Nuk kam ardhur të vendos se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë njëri ose tjetri, por dua të them se ky debat për Kushtetutën nxjerr një problem tjetër shumë të madh, atë që pa një Gjykatë Kushtetuese të pavarur, Kushtetuta ngelet një letër pa kuptim.

Arsyeja e dytë, më një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet t’ia paraqesë për shqyrtim një organi të pavarur, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë, që pretendojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, kur ua shkel qeveria. Ka nga ata që thotë se qëllimi i këtij manifestimi është për pushtet, unë kam ardhur të them që po qëllimi është për pushtet, por për pushtetin kushtetues, që çdo njeri duhet të ketë, që t’iu drejtohet gjykatave të pavarura. Ky është pushteti më i rëndësishëm mbi një shtet ligjor.

Arsyeja e tretë, çfarë emri i vihet kësaj situate? Zëvendëskryetari i Gjykatës së Strasburgut u shpreh se “Pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr parasysh interesat e pakicës, rrezikon të bjerë në autoritarizëm. Zgjedhjet nuk krijojnë fuqi. Më gjeni një shtet në Evropë, ku kjo shprehje gjen zbatim më shumë se në Shqipëri.
Në Shqipëri, ka mbi dy vite që aktet e qeverisë dhe Parlamentit nuk kontrollohen dot nga askush, as kur shkelen liritë e mohohen të drejtat. Po ju pyes ju, a mund të themi se kemi shtet të së drejtës në Shqipëri, në këto situata?

Arseja e katërt është pyetja që i bëra vetes. Në këtë situatë absurdi, ku nuk ka gjykata që të kontrollojë ligjin, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi. Më kujtohej një shprehje e një juristi të shquar “Një popull që fle në demokraci, ka rrezik të zgjohet në diktaturë”.
Vlerat e këtij kombi për liri, demokraci, nuk kanë vdekur. Sot kur ju shoh kuptoj se ka dhe një arsye tjetër që kam ardhur dhe kjo arsye jeni ju, thirrjet tuaja për gjykata që t’iu mbrojnë të drejtën. Unë mund t’iu uroj duke iu thënë “Zoti iu bekoftë”, por kjo është në dorë të Zotit

Baby Boo