Çeliku drejtuar Qëndrim Gashit: Diplomacia nuk të lejon të promovosh urrejtje fetare


Shkruan Gjyla Çeliku:
Qendrim Gashi, ti je ambasadori edhe i myslimanëve shqiptarë nga Kosova në Francë, ndaj diplomacia nuk të lejon të promovosh urrejtje fetare, nëse nuk të ndalon personaliteti yt dhe indentiteti yt.
Është e turpshme të postosh karikaturën e profetit tonë i cili është edhe profeti im dhe unë me krenari e potencoj, por akoma më e turpshme është kur veprimi yt i kontrolluar nga frustracionet e urrejtjes fetare njollos shtetin e Kosovës pasi ti je ambasadori i saj në Francë.

Qëndrim dhe të gjithë juve që ju jepet mundësia që të shijoni pozitat, apeloj që nuk arrihet ndikim duke urryer tjetrin, pavarësisht religjionit dhe kombit, por me respekt dhe profesionalitet.
Urrejtjet publike janë katalizatorë përçarjesh e lu*ftërash Qëndrim.
Keq shumë.
Lexo për tolerancën fetare dhe diplomacinë sepse qenke ambasador i urrejtjes, jo i Kosovës.
Mundohu të ndryshosh karikaturat e Kosovës që i solli politika e atyre që të kanë emëruar ty ambasador dhe përzuan rininë duke transferuar shtetin në karikaturë.
Turp.

Baby Boo