Gjykimi i parë në Hagë fillon ndaj këtij ish-pjesëtari të UÇK-së!


Të mërkurën, më 15 shtator, pritet të nis gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa. Njëherit, ky është gjykimi i parë që po fillon para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Përmes një shkrese të publikuar në faqen zyrtare të kësaj gjykate, gjithashtu bëhet e ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka paraqitur rendin e dëshmive të dëshmitarëve për muajt nëntor dhe dhjetor 2021.

Aty thuhet se përfshihet edhe informacioni nëse ata dëshmitarë do të shfaqen drejtpërdrejt ose përmes lidhjes me video, si dhe kohëzgjatja e propozuar e marrjes në pyetje për dëshmitar.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arr*estuari i parë nga Specialja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktak*uza ndaj tij, kurse arr*estimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e parabu*rgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktak*uza ndaj Mustafës.
I njëjti ishte deklaruar i pafajshëm për ak*uzat që i vihen në barrë nga ZPS-ja.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen kr*imet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktak*uzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u v*ra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktaku*zën e konfirmuar, Salih Mustafa ak*uzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mi*zor, to*rturë dhe vr*asje të paligjshme si kr*ime lu*fte të kryera në kontekstin e konfliktit të ar*matosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Baby Boo