Gjykatësit në Maqedoni padisin shtetin, s’pranojnë rrogë minimale


Mbi 500 gjykatës ankohen sepse pushteti ekzekutiv ka sjellë dispozitë që bartësit e pushtetit të tretë të marrin rrogë minimale.

“Në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme, pushteti ekzekutiv nuk mund t’i ulë rrogat e mbrojtësve të tij. Kjo është ndërhyrje në pushtet. Kushtetuta e RMV-së e përcakton ndarjen e pushtetit në pushtet ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Asnjë nga këto pushtete nuk mund t’i ulë rrogat, e as të diktojë kushte për pushtetin tjetër”, tha Andrej Bozhinovski, këshilltar juridik.

Ata shpresojnë se do të ketë ndryshime lidhur me vëllimin e dispozitës së sjellë.

“Në kohë të ndonjë krize, gjykatësit në RMV kanë rroga më të ulta në rajon, ata janë të mbrojtur nga Këshilli i Evropës. Asnjë shtet tjetër në drejtim të masave, nuk ka ngritur iniciativë për uljen e rrogave të gjykatësve”, tha Andrej Bozhinovski, këshilltar juridik

Baby Boo