Gjykatësit: Këshilli gjyqësor të mos mbrohet si “arusha e bardhë


Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të mos mbrohen si “arusha të bardha “. Trupi që ka fuqinë për të zgjidhur dhe avancuar gjykatës nuk jep llogari para askujt. Qëndrimi i tillë i këtij institucioni ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa prej gjykatësve. Tashmë, në Shoqatën e Gjykatësve, ka filluar diskutim intensiv se si të gjendet një model përmes të cilit edhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin llogari për eventualisht punën e tyre të papërgjegjshme. Reagimi i gjykatësve vjen pas vendimit të komisionit parlamentar që të mos e pranojë raportin vjetor të Këshillit Gjyqësor. Vendimin e dytë skandaloz që e theksuan gjykatësit të cilët i kontaktoi Alsat Mështë që dokumentin përpara deputetëve ta mbrojë Sekretarin e përgjithshëm i Këshillit dhe jo Kryetari i këtij organi, Zoran Karaxhovski. Nismën për përgjegjësinë e Këshillit Gjyqësor që dëshirojnë ta ngritin gjykatësit ka hasur në mbështetje nga shumica e anëtarësisë së shoqatës së tyre. Edhe pse gjykatësit nuk janë të kënaqur që kolegët e tyre anëtarë të Këshillit Gjyqësor janë të paprekshëm, ata gjithashtu i mbron edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor dhe në situatë kur Kuvendi nuk do ta pranonte raportin e tyre vjetor.

 Ligji për Këshillin Gjyqësor – Neni 64

“Nëse Kuvendi nuk e miraton raportin, ajo do të jetë bazë për të filluar një seancë para trupave që i kanë zgjedhur anëtarët e Këshillit Gjyqësor për të vlerësuar punën e tyre në këshill”.

Këshilli Gjyqësor, edhe pse kompetent, nuk ka hetuar keqpërdorime të sistemit elektronik në gjykata i njohur si AKMIS. Një komision i Ministrisë së Drejtësisë pas kontrolleve zbuloi se sistemi është manipuluar me vite, ndërsa lëndët në vend që të ndahen në mënyrë elektronike, ato janë ndarë në dorë. Më shumë parregullsi Komisioni hasi në punën e Gjykatës Penale. Në kundërshtim me këto gjetje, të cilat i heton edhe prokuroria, anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Aleksandra Zafirovska, i cila ndjek punën e njësisë së Shkupit, pohoi se keqpërdorime të sistemit AKMIS nuk ka pasur. Emri i Zafirovskës përmendet edhe në bombat e LSDM-së ose në një bisedë ku e njofton kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski për vendet e lira në gjykatë.

Baby Boo