Gjykatat e Maqedonisë vazhdojnë të jenë të padrejta


Sot gjykata në Shkup shqiptoi dënimet për dy të akuzuar për dhunën në Kuvend, Stojan Pavlevski dhe Cajo Georgievski.

I pari u dënua me 3 vite burg, ndërsa i dyti me 14 muaj. Për këta dy Prokuroria në momentin e fundit e ndryshoi akuzën nga “tentim vrasje” në “dhunë” edhe pse nga provat që u publikuan në gjykatë, e vërtetuan se ata kanë thyer kordonin policor dhe kanë hyrë në sallën e mediave ku edhe kanë ushtruar dhunën mbi deputetët.

Të akuzuarit deklaruan se do të ankohen për vendimet pasi sipas tyre dënimet janë të larta meqë ata e kanë pranuar veprën dhe janë penduar për të njejtën.

Në vitin 2014 po e njejta gjykatë në Shkup shqiptoi dënime drakonike për 6 shqiptarë për pjesëmarrje në protestën që atë kohë u mbajt si pasojë e rastit të montuar “Monstra”.

Ardian Rexhepi, Muharem Bardhi, Adem Abdullovski, Enur Iljazi, Muharrem Isai dhe Rami Buçi qëndruan nga 3 vjet në burg për pjesëmarrje në protestë, të cilën policia nuk arriti ta mbante nën kontrollë.

Disa nga këta që vuajtën dënimin me burg, madje deklarojnë se as nuk kanë qenë të pranishëm në protestë.

Më vonë, siç u njoftua në opinion, rasti “Monstra” u mor nën kompetencë të Prokurorisë Speciale dhe u kthy në fillim, ndërsa të burgosurit për këtë rast u lane të lirë.

Nëse del që rasti “Monstra” ishte vërtetë i motuar dhe protestuesit kishin të drejtë, kush do t’i kompensojë personat që vuajtën nga 3 vite burg, pa të drejtë?

Nëse nga distanca e sotme kohore, krahasohet burgosja e protestuesve për “Monstrën” me nga 3 vjet, me dënimet qesharake ndaj personave që në mënyrë të organizuar hynë në Kuvend për t’i sulmuar (ose për t’i vrarë) deputetët , lehtë mundë të vërehet padrejtësia në baza etnike e sistemit të drejtësisë në Maqedoni. (Në Maqedoninë Veriore)./PaCensurë

Baby Boo