Gjykata vendos, Mijallkov mbetet pa…


Gjykata Penale ka vendosur që mos ti kthehet pasaporta Sasho Mijallkovit. Mijallkov i kërkoi Gjykatës ti kthehet pasaporta për arësye shëndetësore, respektivisht për mjekimin jashtë vendit, jozyrtarisht në Çeki.

Sasho Mijalkov është i dënuar me tre vjet e dy muaj në rastin “Titanik 2”, për parregullsi zgjedhore, ndërsa pasaporta ishte konfiskuar me kërkesën e prokurores speciale Fazime Fetai, si masë për sigurimin e prezencës, derisa zgjatë procedura ankimuese.

Kundër këtij vendimi, ish-shefi i DSK-së ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit brenda tre ditëve. Më parë, PSP dha mendim negativ për trajtimin e Mijallkovit jashtë vendit

Baby Boo