Gjykata vendos: Lirohet nga paraburgimi Dashamir Gjika


Lirohet nga paraburgimi Dashamir Xhika.

Sipas Ora News, Gjykata e Krimeve të Rënda ndryshoi masën e sigurisë për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Xhika u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika u arrestua bashkë me Andi Tomën, ish-Drejtor i Rrugëve dhe disa zyrtarë, më datën 2 shkurt të këtij viti.

Dy ish-zyrtarët së bashku me të arrestuarit e tjerë akuzohen dhe për shpërdorim të detyrës dhe të fondeve publike në vlerën afro 500 milionë lekë për rrugën Elbasan-Gjinar.

Por Toma fitoi lirinë më 24 maj, ndërsa gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitje’.

Baby Boo