Gjykata urdhëron burrin ta paguajë gruan për punët e shtëpisë


Ajo ishte e gatshme për një divorc në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se bashkëshorti nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin e fëmijëve të tyre. Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar atë të paguante detyrimin ushqimor të saj mujor prej 2000 juan, si dhe pagesën e njëhershme të 50.000 juanve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë

Një gjykatë divorci në Pekin ka urdhëruar një burrë që të kompensojë gruan e tij për punët e shtëpisë që ajo bëri gjatë martesës së tyre, në një vendim historik: Gruaja do të marrë 7,700 dollarë për pesë vjet punë të papaguar.

Rasti ka gjeneruar një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, me disa që thonë se shuma e kompensimit ishte shumë e vogël. Vendimi vjen pas prezantimit nga Kina të një kodi të ri civil. Sipas të dhënave të gjykatës, burri kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, pasi u martua në 2015.

Baby Boo