Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit


Dy ish-eprorët e UÇK-së, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të mbeten në paraburgim në Hagë.

Kështu ka vendosur trupi gjykues, raporton Nacionale.

Gjyqtarët kanë aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i lënë sërish në paraburgimin Selimin e Krasniqin.

Arsyet mbeten të njëjta sikur tash e tri vjet: rreziku i ndikimit në dëshmitarë e shkatërrimit të provave.

Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Baby Boo