Gjykata Speciale fshehu provat shfajësuese për krerët e UÇK-së


Një skandal i paparë në drejtësinë ndërkombëtare ka ndodhur në Hagë, ku Prokuroria e Gjykatës Speciale tash sa vjet mban të fshehur prova shfajësuese për krerët e UÇK-së.

Në këtë mënyrë, Prokuroria e ka manipuluar gjykatësin e Gjykatës Paraprake, duke filluar nga faza e fillimit të procesit të hetimeve, ngritja aktakuzës dhe konfirmimit të aktakuzës.

Po ashtu Prokuroria përmes fshehjes së provave shfajësuese ka pamundësuar lirimin me kushte të krerëve të UÇK-së, edhe pse mbrojtja e tyre kishte bërë me dhjetëra kërkesa.

Një vepër e tillë nga njohës e kësaj fushe konsiderohet skandaloze, meqë jo vetëm që e ulë kredibilitetin e kësaj gjykate, mirëpo për me tepër e korrupton në tërësi këtë proces.

Dhe pikërisht kjo ishte pika që ka shqetësuar mbrojtjen e krerëve të UÇK-së. Avokati mbrojtës i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka akuzuar Prokurorinë për fshehjen e këtyre provave shfajësuese.

“Dokumente janë të zeza. Dokumenti tjetër kemi dy faqe të zeza. Fatkeqsisht prokuroria i ka rezuzuar. Kemi ende kërkesa që janë pezull. Si e është e mundur që të bëjmë një kërkëse në mborjtyjr të kilentit tim. Unë skam asnjë informacion. Asgjë nuk di. Nuk kam asnjë provë materiale, përveë fleta të zeza”, ka thënë ai.

Keohe ka prezantuar disa fakte, të cilat dëshmojnë se Prokuroria ka fshehur deklaratën shfajësuese të ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Dan Everts.

“Dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e një fushate e organizuar nga udhëheqësa shqiptare”, kishte thënë Everts.

Baby Boo