Gjykata Speciale e Hagës tregon arsyet pse u arrestua Nasim Haradinaj

Gjykata e Specializuar e Hagës kanë lëshuar një komunikatë adresuar mediave ku tregohet arrestimi i i nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

Sipas komunikatës, Haradinaj u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me arsyetimin se dyshohet se ka kryer vepër penale; kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Gjykatës Speciale:

Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit do të njoftohet më vonë. Paraqitja e parë do të bëhet në seancë të hapur dhe mund të ndiqet në transmetim me video në Internet https://ëëë.scp-ks.org/sq/transmetim, me pak vonesë në transmetim.