Gjykata refuzon kërkesën e Alves për lirim me kusht


Ish futbollisti i Barcelonës, Dani Alves, do ta kaloj natën në burg, pasi gjykata ka refuzuar lirimin e tij me kusht.

Brazilini është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet për sulm seksual në një klub nate në Barcelonë.

39-vjeçari pas arrestimit është dërguar në mbajtje deri sa u mbajt seanca ndaj tij.

Gjykatësi që heton krimin e dyshuar seksual vendosi se ai duhet të mbahet në paraburgim në pritje të një hetimi në vazhdim.

Vendimi u mor pasi një prokuror i shtetit dhe një avokat që përfaqësonte akuzuesen femër të Alves i kërkuan gjyqtarit të paidentifikuar që ta dërgonte atë në burg derisa hetimi vazhdon./IndeksOnline/

Baby Boo