Gjykata Penale i konfiskon pasaportat Dimovës


Gjykata Penale ia konfiskoi dy pasaportat, atë të zakonshmin dhe atë diplomatik ish-drejtoreshës së Agjencisë për Programet Arsimore Evropiane, Lidija Dimova. Përveç se mbeti pa dokumente udhëtime, Dimova ka detyrimin të paraqitet rregullisht në gjykatë, por gjithashtu asaj iu ndalua të kryejë aktivitete të caktuara të punës. Të njëjtat masa i mori Penalja edhe për dy të dyshuarit e tjerë. Prokuroria dyshon se Dimova kreu vepër penale Abuzimi i pozitës zyrtare dhe Mashtrimi në dëm të fondeve të BE-së. Hetimi ndaj Dimovës është hapur nga policia financiare dhe dyshimi është se është bërë dëm prej 400 mijë eurosh. Dimova hyri në qendër të vëmendjes së publikut pasi mediat zbuluan se ajo dha një grant prej 270 mijë eurosh në një parukeri.

Baby Boo