Gjykata në Shkup konstaton diskriminimin etnik të dy shqiptarëve (VIDEO)


Pushteti lokal i Qeveris së kaluar, ka diskriminuar dy nënpunës në Komunën e Gazi Babës në Shkup në bazë të përkatësis etnike, duke mos lejuar të përdorin gjuhën shqipe si gjuhë amë për komunikim formal. Gjykata civile e Shkupit ka konstatuar diskriminim etnik pasi rasti është denoncuar nga nëpunës të komunës.

Avokati i administratorëve, Petro Janura, thotë se komuna e Gazi Babës, ka diskriminuar klientët e tij, duke e keqinterpretuar Ligjin për pëdroimin e gjuhëve.

Me atë që paditësi ka dërguar dhe parashtresë te komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, komuna e Gazi Gabës në përgjigjen e saj ndaj parashtresës,  i është përmabjtur mënyrës së njejtë të interpretimit të atij Ligji. Komisioni ka sjellë vendim, ku konstatoi se gjuha maqedonase është gjuhë zyrëtare, por gjë e drejta për të përdorur gjuhën amë nuk mund t’i merret askujtë, në veçanti kur bëhet fjalë për komunikim joformal, deklaroi Janura.

Avokati thotë se ndjehet i befasuar nga klientët e tij për guximin për ta paraqitur rastin, duke theksuar se të ralla janë rastet kur të punsuarit padisin pundhënësit.

Mund të themë se me të vërtetë isha i befasuar që paditësi kishte guxim dhe vendosmëri për ta paraqitur këtë rast, pasi që viktimat e diskriminimit e kanë shumë të vështirë. Pasi që ata udhëheqin çështje me dikë që është më i fuqishëm, kierarkinë  mbi ta dhe më së shpeshti në këtë rast ai ka paraqitur padi ndaj punëdhënësit të tij Komuna Gazi babë, thotë Janura.

Janura ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë rastet e diskriminimit, pasi që sipas tij, rastet të këtilla vendosin në test gjyqësorin.

Mesazhi im është njerëzit të luftojnë për të drejtat e tyre, të mos e lënë mbrenda vetes atë shijen e hidhur që lë çdo diskriminim. Kur fillojnë procedurë duhet ta kenë në mendje se ata nuk po bëjnë diçka të mirë vetëm për t’u vetëmbrojtur, por bëjnë mirë dhe për tjerët. Pasi që siç thashë, sa më shumë inicohen procedura të tilla aq më shumë e vendosim Gjykatën në test, të vendos për kështu çështjesh, por dhe vetë bëhemi senzbilizues në raport me këtë dukuri, deklaron Janura.

Për rastin në fjalë Janura falenderoi Shoqatën e juristëve të rinjë në Maqedoni, të cilët në bazë të projektit të USAID, kanë përkrahë rastin deri në fund.

Ndryshe avokati Petro Janura është nipi i Petro Janurës i shquhet si personalitet i rëndësishëm i gjuhës letrësis, dhe folklorit shqiptar. Një shkrimtar, gazetar, folklorist, pedagog, kritik letrar dhe studiues, ai mbahet mend si themelues i Katedrës së gjuhës shqipe të Universitetit të Shkupit, si  dhe kryeredaktori iparë i gazetës Flaka e vëllazërimit./ Arbnora Memeti – Almakos

Baby Boo