Gjykata në Serbi i dha të drejtë Vulinit për “shiptari”, reagon Vlora Çitaku


Ambasadorja në detyrë, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Gjykata e Lartë në Beograd i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit fyes “shiptari”. Çitaku ka thënë se me këtë vendim, Gjykatat në Serbi kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve.

“Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarëve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ajo. Deputeti Shaip Kamberi ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Serbisë ku ka thënë se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti e ka legalizuar termin ofendues “shiptari”. “Sot është e një ditë e vecantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje. Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, ka thënë ai.

Baby Boo