Gjykata Kushtetuese refuzon iniciativën për anulimin e vendimit për referendum

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për vendimin e shpalljes së referendumit, që u miratua nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë më 30 korrik të këtij viti.

Baby Boo Tinex

Për refuzimin e iniciativës votuan shtatë gjykatës kushtetues, ndërsa për pranimin e iniciativës ishin dy gjykatës Elena Gosheva dhe Josif Josifovski.

Iniciativë për anulimin e vendimit për referendum dorëzuan disa parti politike dhe organizata qytetare, të cilat thonin se referendumi është shpallur në mënyrë jokushtetuese./

Restorant Lumare