Gjykata ka refuzuar padinë e Apasievit kundër gazetarëve


Gjykata Themelore ka publikuar aktgjykimin ku lirohen nga akuza gazetarja Meri Jordanovska dhe Pedrag Petroviq nga “A1on”, pas padisë private që kishte dorëzuar deputeti dhe lideri i partisë politike “E majta”, Dimitar Apasiev. Apasiev kishte paditur gazetarët për “publikimin e paautorizuar të regjistrimeve personale.

Nga SHGM sqarojnë se pas procedures e cila ka zgjatur thuajse një vit, paditësi nuk është paraqituir asnjëherë në séance ndërsa gazetarët kanë qenë të pranishëm më shumë here.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, kolegia ime Meri Jordanovska tha: “Funksionarët shtetërorë duhet të kuptojnë se funksionin e kryejnë 24/7 dhe janë më shumë subjekt i kritikave publike, qofshin ato në e-mail, mesazhe, telefon zyrtar apo privat. Dhe kur ne si gazetarë i kërkojmë, i kërkojmë në emër të publikut, për gjëra që janë me interes publik, prandaj nuk guxon të vendoset praktika e futjes së frikës dhe censurës”, thuhet në kumtesën e SHGM-së. 

Baby Boo