Gjykata e Apelit sqaron se pse i hoqi paraburgimin Sasho Mijallkovit


Gjykata Penale e Shkupit ka vlerësuar gabimisht se garancia e ofruar e Sasho Mijallkov nuk do ta sigurojë në rrjedhën e mëtejmë të procedurës – ky është konkludimi kryesor i sqarimit të Apelit, me vendim të së cilit, të nënshkruar nga gjykatësit Enver Bexheti i Gjrko Ristov, këtë javë iu hoq paraburgimi ish drejtorit të DSK-së.

Në sqarimin prej dhjetëra faqesh, gjykatësit në pjesën më të madhe janë ndalur në garancën e ofruar në vlerë prej 11 milionë euro, e cila përfshin banesa, objekte afariste, apartamente hotelerike, pompa të benzinës dhe toka. Më pas, duke fol për vendimit e Gjykatës Penale për paraburgim thuhet:

“Nuk është kontestuese se procedura penale është në rrjedh dhe se ende nevojitet sigurimi i prezencës së të akuzuarit me qëllim që të parandalohet arratisja e të njëjtit, që paraqet bazë për masën e paraburgimit, por duke pasur parasysh rrethanat se identiteti i të akuzuarit është i vërtetuar dhe i njohur, ka të formuar familje më të ngushtë, është prind i dy fëmijëve, ndërsa në korrelacion me vlerën e garancisë së përcaktuar, këshilli i kësaj gjykate vlerëson se rrethanat e lartëpërmendura paraqesin sigurim të vlefshëm për sigurimin e të akuzuarit në rrjedhën e mëtejmë të procedurës penale”.

Pas vendimit të Apelit, Gjykata Penale me kërkesë të prokurorisë i ka përcaktuar paraburgim të ri Mijallkovit, por për rastin “Parcelat në Vodno”. Avokatët e tij kanë dorëzuar ankesë për të cilën do të vendoset javën e ardhshme.

Baby Boo