Gjykata e Apelit “shpëton” Gruevskin nga PSP-ja, shfuqizon dënimin kundër tij


Gjykata e Apelit në Shkup e ka ndërpre dënimin për ish kryeshefin e Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Gruevski, në lëndën “Kalaja 2”, njofton “Makfaks”.

Gruevski, që për momentin gjendet në Selanik, u dënua me një vit e gjysëm për shkatërrimin e regjistrave dhe dokumenteve për përgjimin joligjor.

Ai ishte dënuar në bazë të padisë së ngritur nga Prokuroria Speciale publike. Kjo do të thotë se në këtë lëndë, procesi gjyqësor për Gruevskin duhet të fillojë nga fillimi. Vendimin për shfuqizimin e dënimit e ka sjellur këshill treanëtarësh penal, i udhëhequr nga gjykatësja Cvetanka Periq.

Baby Boo