Gjykata e Apelit refuzoi ankesat e mbrojtjes, Kamçevi mbetet në parabu*rgim


Gjykata e Apelit në Shkup hodhi poshtë ankesat e mbrojtjes së të dyshuarit Jordan (Orce) Kamçev, të cilët kërkonin heqjen e masës së parabu*rgimit, që më 12 të këtij muaji ia shqiptoi Këshilli Pe*nal i “njësisë” së Shkupit.
Refuzimi i ankesave nënkupton që Kamçevi do të mbetet në Shutkë edhe pas fetave, gjegjësisht të paktën deri në gjysmën e parë të majit.

Ankesën e paraqitur nga avokati i Kamçevit, Toni Menkinovski, Gjykata e refuzoi si të pabazë dhe mbështeti plotësisht vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Në shpjegimin e vendimit të saj, gjykata e lartë thotë se avokati Menkinovski kërkoi pikërisht të kundërtën, përkatsisht revokimin e vendimit të mëparshëm ose revokimin e masës me pranimin e garancisë së ofruar.

Ndryshe nga Menkinovski, avokati i Shkupit Antoniot Apostolski, në këmbim të heqjes së parabu*rgimit, kërkon nga gjykata që të pranojë hipotekë të pasurive të patundshme në vlerë prej 75.805.464 denarë dhe 200.000 euro, ose garanci në shumën të përgjithshme prej 1.432.609 euro. Apostolki, si opsion, i ofron gjykatës rrëzimin e vendimit të shkallës së parë dhe kthimin e çështjes në gjykatën e shkallës së parë, ku përsëri do të vendosje për të njëjtën çështje.

Orce Kamçev, përveç në lëndën “Perandoria”, është i dyshuar edhe në lëndën “Parcelat në Vodno“, për të cilën më 14 mars u bu*rgos. Besohet se Kamçevi planifikoi edhe arr*atisjen nga vendi dhe se kjo është një nga arsyet pse u kthye në bu*rgun e Shkupit.

I pakënaqur me vendimin e gjykatës, avokati Toni Menkinoski ngriti padi pe*nale kundër gjyqtarit të procedurës paraprake dhe Këshillit pe*nal në gjykatën pe*nale të Shkupit, ndërsa u shkroi edhe ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.
Orce Kamçev përfundoi në parabu*rgim 30-ditor në 14 mars si një nga të dyshuarit në lëndën “Parcela në Vodno”. Ai apeloi masën e parabu*rgimit në këshillin pe*nal, por ajo u refuzua.

Në he*timin e “Parcela në Vodno “, përveç Kamçevit, të dyshuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, kumbara i Gruevskit, Rusko Novaçevski, nëna e Kamçevit, Ratka Kamçeva. Rasti ka të bëjë me faktin se parcela tërheqëse toke në Vodno ishin blerë me para të anëtarësisë dhe donacionet e partisë për VMRO-DPMNE. Bëhet fjalë për 11.000 metra katrorë tokë dhe shumë prej 1.3 milionë euro. Kohët e fundit, si pjesë e he*timit, prokuroria kontrolloi edhe apartamente që lidhen me Gruevskin.

Baby Boo