Gjykata e Apelit do ta vazhdojë seancën pa avokatët e Gruevskit, mbrojtja kërkon përjashtim të Këshillit Gjyqësor


Gjykata e Apelit vendosi ta refuzojë kërkesën e të akuzuarit Nikolla Gruevski për shtyrjen e seancës për shkak mungesës së avokatëve të tij. Mbrojtësi i ndihmësit të ish-ministrit Gjoko Popovski, Sterjo Zikov në emër të avokatëve të Gruevskit kërkoi përjashtim të Këshillit Gjyqësor. Pas kësaj kërkese, Këshillli Gjyqësor dha 30 minuta pauzë për të vendosur, transmeton Portalb.mk.

“Nëse nuk mundësohet që mbrojtësit e Gruevskit të jenë të pranishëm në seancë, me këtë shkelet e drejta e mbrojtjes”, tha Zikov.

Gjykata dje e shtiu këtë seancë për sot për shkak se ish-kryeministri ishte në gjykim në rastin tjetër “Dhuna në Komunën Qendër”.

Sot Nikolla Gruevski e ka ditëlindjen dhe mbush 48 vjet.

Baby Boo