Gjykata Administrative hodhi poshtë shumicën e padive të partisë “e Majta”


Gjykata Administrative deri në këto momente ka hedhur poshtë rreth 80 padi nga 101 të partisë “E Majta”, ndërsa do të shqyrtojë edhe nga një padi të partive “MORO Partia e Punës”, “Partia e Demokratëve” dhe partisë “Unioni Social Demokrat”.

Kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini beson se për nesër do të shqyrtohen edhe dy paditë e VMRO-DPMNE-së me çka presin që të rrumbullakohet në tërësi i gjithë procesi i shqyrtimit të padive politike.

Baby Boo