Gjyakata uli dënimin nga 18 në 8 vjet për shoferin i cili vrau në gjendje të dehur të miturën me veturë


Gjykata e Apelit nga Shkupi ia zvogëloi dënimin me burg nga 18 në tetë vjet për shoferin Angelçe Nikolov (28) nga Velesi, konfirmoi Gjykata Themelore e Velesit. Vitin e kaluar, më 17 dhjetor, Nikolov vrau një vajzë 11-vjeçare duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles dhe u arratis.

Aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën Themelore të Velesit e ka shqiptuar Këshilli Penal prej pesë anëtarësh, i kryesuar nga gjyqtarja Gabriela Gajdova. Çështja u trajtua gjatë pushimeve verore të gjykatës, pasi ishte një çështje paraburgimi. Vendimi është i formës së prerë.

Nikollov, i cili e plagosi për vdekje 11-vjeçaren Magdalena Ivanova në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë, u gjykua për dy vepra: “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve” dhe “Mosndihme ndaj personit të lënduar në aksident trafiku”. Lëndime fizike ka marrë edhe nëna e vajzës. Në momentin që drejtonte “Mercedesin” i ishte ndaluar drejtimi i mjetit.

Ndalimi i vendosur ndaj Nikollovit për drejtimin e mjetit motorik të kategorisë B për 5 vjet mbetet. Ngjarja në komunikacion ka ndodhur më 17 dhjetor të vitit të kaluar në ora 22:17 në një vendkalim për këmbësorë në afërsi të shkollës fillore “Vasil Glavinov”. Pas aksidentit shoferi Nikolov është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në lagjen Prevalec për 37 orë.

Nga ekspertiza rezultoi se drejtuesi i mjetit në mbrëmjen kritike, në momentin e aksidentit, drejtonte nën efektin e alkoolit me shpejtësi dyfishin e shpejtësisë së lejuar në atë vend. Gjithashtu, aksidenti ka ndodhur në një vendkalim të shënuar për këmbësorë. Nikollov e ka pranuar fajësinë për aksidentin me pasoja fatale.

P. PEÇKOV

Baby Boo