Gjuriq: Vuçiq në Kosovë do të vizitojë vendet ku asnjë serb nuk ka shkelur deri më sot


Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq, njoftoi sot se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë më 9 shtator do të vizitojë vende ku asnjë president i Serbisë nuk ka qenë kurrë dhe se kjo do të jetë një nga vizitat më të rëndësishme ndaj serbëve në Kosovë ndonjëherë.

Gjuriq i tha TV Prva se Vuçiq do t’i përcjellë serbëve në Kosovë mbështetjen e fortëe se Serbia është pranë tyre, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, çdo vizitë e presidnetit serb është shumë e rëndësishme për serbët në Kosovë dhe se Vuçiq me këtë rast, siç edhe vet ka paralajmëruar do të mbajë një nga fjalimet më të rëndësishme./Pacensure

Baby Boo