Gjurçinovski emërohet kryeshef i ri i SHM-së në ARM


Me Dekret të presidentit Gjorgje Ivanov gjeneralmajori Vasko Gjurçinovski sot është emëruar kryeshef i Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë. Emërimi i tij ishte kumtuar në festimin qendror më 18 Gusht – Dita e ARM-së, ku marrin pjesë kreu shtetëror dhe të armatës dhe përfaqësues së korit diplomatik.

Gjurçinovski vjen në vendin e gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovskit, të cilit i përfundon mandati trevjeçar. Kryeshefi i ri i Shtatmadhorisë së ARM-së e ka kryer funksionin përfaqësues i përhershëm ushtarak i ARM-së me seli në NATO në Bruksel.

Gjenerali Gjurçinovski ishte komandant i Komandës së Bashkuar Operative, organ më i lartë në ARM, ndërsa paraprakisht ka qenë adjutant i presidentit Ivanov./Pacensure

Baby Boo