Gjuler Samiu: “Kur do mësoheni ju infermiere se nuk jeni në parukeri por në punë”


Horllëku në SPITALIN KLINIK TË TETOVËS ska të ndalur…

Sinqerisht kupa që moti është mbushur, sonte nuk munda që ta gëlltis.

Po shkruajte te thuan je bërë analist, po heshte te thuan je frikacak, po fole te kërcënohen me vendin e punës.

E mjafni më be horra, e morra…
Se veç të madhit Zot i frikësohem, askujt tjetër.

Të gjithë duhet të heshtim e ju të talleni si ju do qefi, se jeni shefa e kryeshefa e hamama…
Nuk e keni spitalin pronë private të bëni si të doni, e kë të doni ju të pranoni, e të tjerët le të thejnë qafën ka të duan me gjysëm frymëmarje, duke luftuar me shpirtin nëpër gojë nga neglizhenca juaj duke i endur ju nëpër të gjitha repartet, o të mjerë jepeni ndihmën e parë shpëtoni jetë e pastaj shetisni pacientët nepër koridore e nëpër repartë të duhura, gjithkush aty vjen nga halli jo nga qefi.

Spitali gjendet ne vdekje klinike ne te gjitha rrethanat e askush nuk mer masa.

Ka ardhur puna tërhiqe mos e këput, le të këputet njëhere e përgjithmon, më mirë le ti vendohet çelësi,e të vdesin njerëzit për munges të spitalit, e jo nga neglizhenca e lloj, lloj halldupi vetëm pse ka të veshur bluzën e bardhë, i thotë vetes doktor e duhet pacienti ti rri gaditu, jo bre jo se nuk je Zot, ke zgjedhur vetë profesionin dhe deri sa je në detyrë o bëje punën si duhet, o ik në shtëpi dhe atje bën si do ti.
Kur dikush do të ju thyej hundën, se vetë ju jeni inponues të problemit, atëhere mos kërko ligjin , sepse vetë përpara po të njejtin e ke thyer.

Po ju disa infermiere hem debille, e hem të llastuara kur do mësoheni të silleni si njerëz, kur do mësoheni të bëni shërbimin e duhur, kur do mësoheni se nuk jeni parukiere, dhe prisni njerëz per të ju bëre makiazhin të shkojnë në dasëm, kur do ta mësoni fjalën kujdestari dhe jo llafe muhabet e gjumë, kur do mësoheni edhe bukën që hani të ketë orarë e jo me orë të tëra, dhe ne fund fare deri kur do luani me jetët e njerëzve që aty vinë për të kërkuar shpëtim, dhe jo për të ju pritur juve nga dy , tre orë ata qytetarë që janë të lodhur e të stërlodhur nga sjelljet tuaja me nën zero kulturë, e shërbim , njekohësisht janë dhe taksapagues që ju i merni rrogat

Sa, e sa njerëz kan vde*kur duke pritur ndihmën e mjekëve, e të hanëm infermiereve duke be salltanate me filxhanat e kafes në dorë sikur me qenë nëpër restorante, dhe jo në vendin ku duhet shpëtuar jetë. E keqja më e madhe se të thuan prit ta pi kafen, prit të ha bukë, dhe ti vdis gjatë asaj kohe që unë bëj qef!!!
Pastaj do mblidhen mbi kokën e kuf*omes.

Mos më thuani jo, apo s’ështe e vërtetë se vetë jam dëshmitare, nuk e kam me të ndëgjuar.
Dhe ne fund kur të lexoni dikush do të thotë është nga kjo parti, apo nga ajo.
Jo skam inat ndaj askujt, dhe asnjërës parti sepse as vetë nuk jam e lidhur emocionalisht me asnje parti politike, pa mare parasyshë bindjet partiake te miqëve e kolegëve të mi, për të gjithë ata që janë njerëz me plot kuptimin e fjales kam respekt, dorën në zemër.
Por ata që luajnë me jetët, dhe fatet e njerëzve nuk më duhen fare.

Disa mantilbardhë mendjemëdhenj, delirant flasën me hundën lartë, e jo me kokën lartë, amani gjeni vendin ku e keni se lat namin përball atyre të sëmurë që shpresojnë, e kërkojnë medet nga ju.
MJERIM.

Baby Boo