Gjukanoviq thërret Abazoviqin ka një plan për formimin e Qeverisë së re


Presidenti malazez Millo Gjukanoviq raportohet se ka thirrur në takim Dritan Abazoviqin për të diskutuar për formimin e Qeverisë së re. Gazeta malazeze Vijesti shkruan se krerët e partive të koalicionit qeverisës po formojnë, siç besojnë, një aleancë shtetndërtuese, në të cilën Partia Social Demokratike dhe Lëvizja Qytetare URA do të ftohen të bëhen pjesë e saj.

Qëllimi i asaj aleance, siç shkruan Vijesti, është krijimi i një qeverie të re në të cilën nuk do të ketë vend për palët që ata pretendojnë të mohojnë pavarësinë e shtetit të Malit të Zi. Nga ana tjetër, Dritan Abazoviq ditë më parë deklaroi në një intervistë për Deutsche Welle, se partia e tij nuk do të të jetë as në krah të “Gjukanoviqit dhe as opsionit pro-serb”.

DPS njoftoi mbrëmë se me një iniciativë të tyre në Podgoricë u mbajt një takim me partnerët e koalicionit në Parlament. Përveç udhëheqësve të DPS, në të morën pjesë krerët e Social Demokratëve, Partisë Boshnjake, Alternativës Shqiptare, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Partisë Demokratike, Partisë Liberale dhe HGI.

Baby Boo