Gjuhet me armë një polic afër sheshit Skënderbeu në Shkup


Sot në mesditë ka ndodhur një incident afër Sheshit Skënderbeu në Shkup.

Burime policore thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta te parkingu përballë QT Mavrovasja, në drejtim të Çarshisë së Shkupit.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se një i ri ka shtënë me revole ndaj një pjesëtari të Policisë për Intervenim të Shpejtë (ish Alfa), i cili poashtu ka folur shqip.
Për fat të mirë nuk ka të plagosur e as viktima.

Su lmuesi është arrestuar menjëherë dhe është dërguar në stacion policor.

Baby Boo