Gjuha shqipe edhe në tabelat në kufirin me Serbinë


Me ndryshimin e emrave të tabelave po rrëzohet edhe dominimi maqedonas mbi ato territore që donin të dukeshin një etnike.
Po bie njëkohësisht miti maqedonas i dominimit sepse çdo diskriminim më parë nis nga emërtimet, mbishkrimet vetëm në një gjuhë dhe jo vetëm.

Por kjo ide tashmë është rrëzuar sepse prej sot ka nisur në gjithë territorin e vendit të rrëzohen tabelat vetëm me shkrimin cirilik dhe aty të vendosen edhe emrat shqip, që kanë arritur edhe në kufirin me Serbinë në Tabanoc.
Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti duket protagonisti i gjithë kësaj. Këto tabela filluan të ndryshohen duke nisur nga Tetova dhe do vazhdojë në çdo zonë të vendit ditëve në vijim.

Baby Boo