Gjuha shqipe askund në Qytetin e Shkupit (FOTO)


Administrata e Qytetit të Shkupit nën udhëheqjen e kryetares Arsovska nuk zbaton gjuhën shqipe. Në një dokument të publikuar nga përfaqësuesi i ASH-së në Qytetin e Shkupit Naim B. Bajrami, sipas së cilit sigurohet autobus për nevojat e festës së FC Shkupit për titullin kampion, anashkalohet gjuha shqipe, duke u përdorur vetëm gjuha maqedonase.

“Larg thashethemeve, iu informoj se autobusi i kerkuar nga KF Shkupi per festen e titullit kampion, eshte siguruar nga ndermarrja NQP Shkup! Si perfaqesues i ASH per Qytet te Shkupit se bashku me zv kryetaren Bujare Abazi, bej me dije se nuk do te lejojme qe sporti, kultura apo çfaredo aktiviteti shoqeror te behet objekt i lojerave te uleta politike! Ne si pushtet i ri ne Qytet jemi ne dispozicion te çdo aktiviteti shoqeror e sidomos kur ata na sjellin rezultate qe na bejne krenar te gjitheve! Urime Kampiona! Qofshit te suksesit gjithmone!” ka shkruar përfaqësuesi i ASH-së, Bajrami.

Baby Boo